Parashikimi i motit/ E mërkura, ditë e acartë në të gjithë vendin

Parashikimi i motit/ E mërkura, ditë e acartë në të gjithë vendin

23:19, 24/03/2020
A+ Aa A-

Dita e mërkurë moti parashikohet të nisë me kthjelime dhe vranësira të përqendruara përgjatë relieveve malore.

Gradualisht vranësirat do të vijnë në dendësim.

Në orët e pasdites, nisin reshjet e shiut të dobëta në jug e në mbrëmje shtrihen në të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në orët e vona të mbrëmjes, në zonat malore e kodrinore parashikohen reshje dëbore, të cilat në juglindje do të marrin karakter të dendur.

Era, do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje e lehtë e mesatare, ndërsa përgjatë orëve të natës me intensitet e fortë, kryesisht në bregdet e lugina, duke u shoqëruar me shtim të dallgëzimit në dete.

Temperaturat parashikohen në zonat:

malore -5 deri në 7°C

e ulëta -1 deri në 14°C

bregdetare 0 deri në 16 °C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco