Ndërroi jetë sot, piu kafe me pacientin zero/ Infermierja: Më thoshte, më shpëtoni, ju jeni ....

Ndërroi jetë sot, piu kafe me pacientin zero/ Infermierja: Më thoshte, më shpëtoni, ju jeni ....

22:44, 24/03/2020
A+ Aa A-
Por nëse mendonim se dëshmitë rrënqethëse të infermierëve dhe të mjekëve në Kinë dhe në Itali për humbje jetësh ishin të largëta në realitetin tonë, e kemi pasur gabim.
Në një rrefim ekskluziv për Faxweb.al, një infermiere pranë QSUT-së, identiteti i të cilës kërkon që të mbetet anonim, ka treguar detaje rrënqethëse nga ndarja nga jeta e 48-vjeçarit nga Puka, të cilit thotë se i shërbeu në pavionin e katit të parë ku ishte shtruar.
“Më vjen keq për Nduen pasi i shërbeva në pavionin e katit të parë ku ishte shtruar. I qetë si pacient. Do t’ja dalim i thosha. Ju lutem na thoshte ju jeni familja ime në këto momente.”– shprehet ajo.
E pyetur në lidhje me simptomat që kishte shfaqur pacienti gjatë kohës kur kishte qenë shtruar, infermierja tregon:
“Nduja kishte temperaturë të lartë, kur i ngrihej temperatura direkte i bllokonte frymëmarrjen sado me oksigjen. Ishte dhe diabetik. Sa i binte temperatura lirohesh nga frymëmarrja. I kishte bllokuar mushkuritë.”- tha ajo.
Të shtuar në spital së bashku me Nduen ishte edhe nipi edhe vëllai i tij, ky i fundit ka dalë i shëruar nga spitali, ndërkohë që nipi priste që daja të kthehej sërish në dhomën, të cilën fatkeqsisht e kishte braktisur përgjithmonë.
“Më vjen për të qarë kur kujtoj fjalët e tij. Fliste me familjarët në telefon. Nduja kishte dhe vëllain dhe nipin të shtruar aty. Vëllai doli mirë nga spitali i shëruar. Nuk do ti harroj dhe fjalët e nipit kur rregulloj krevatin në dhomë. Do vijë daja prapë në dhomë dhe e priste që të dilte nga reanimacioni të nesërmen.”– u shpreh infermierja.
Sipas saj, Nduja ishte infektuar nga pacienti “zero”, teksa kishin qenë duke pirë kafe së bashku pasi ishin miq me njëri-tjetrin.
“Nduja ishte infektuar nga babai i pacientit ‘zero’. E kishte shok dhe kishte konsumuar një kafe me të.”– tregon ajo, duke shtuar se 48-vjeçari kishte shume shpresë për jetën.
Po ashtu ajo ka edhe një mesazh për të gjithë njerëzit që nuk respektojnë karantinën, duke u shprehur se në këtë mënyrë ruajnë veten dhe stafin mjekësor.
“Kam një mesazh për të gjithë njerëzit të distancohen, jashtë banesës të ruajnë veten, se vetëm me anë të spërklave të fytyrës infektohen.”- tha ajo.
E pyetur në lidhje me masat që janë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin e mjekëve dhe të infermierëve, ajo tregoi se ka më bollëk.
Faxweb.al disponon foto nga brenda pavionit të personelit që tregojnë qartë fytyrat e mavijosura të infermierëve, të cilët tashmë po luftojnë në vijën e zjarrit përballë këtij virusi vdekjeprurës, por duke respektuar privatësinë nuk po i publikojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco