Nga Italia në varrimin e gjyshes, si i infektoi vajza nga Hasi prindërit me COVID-19

Nga Italia në varrimin e gjyshes, si i infektoi vajza nga Hasi prindërit me COVID-19

16:51, 24/03/2020
A+ Aa A-
Hasi është konfirmuar tashmë si një vatër e re e përhapjes së koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se në rrethin e Hasit janë konfirmuar dy raste me COVID 19, burrë dhe grua.
Burime për Fax News bëjnë me dije se vajza e dy të infektuarve me koronavirus ka ardhur nga Italia para 10 ditësh dhe ka marrë pjesë në varrimin e gjyshes së saj nga ana e mamit.
Pas ceremonisë motore mësohet se vajza është larguar përsëri për në Itali dhe dyshohet se ajo mund të ketë infektuar prindërit e saj.
Burime bëjnë me dije se janë rrëzikuar edhe mjekët dhe infermierët e spitalit të Hasit dhe dy mjekë të spitalit të Kukësit, pasi për një javë rresh i kanë shërbyer të moshuarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco