Himni i shpresës/ Mjekët italianë këndojnë: Gjithçka do të kalojë e do të buzëqeshësh

Himni i shpresës/ Mjekët italianë këndojnë: Gjithçka do të kalojë e do të buzëqeshësh

19:02, 23/03/2020
A+ Aa A-

Mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë italiane janë heronj të vërtetë.

Pavarësisht vështirësive dhe rrezikut permanent ata janë në vijën e pare në luftën kundër Coronavirusit.

Madje, për ti dhënë kurajo vetes, kolegëve dhe gjithë qytetarëve, ata kanë publikuar së fundmi edhe himnin e tyre për COVID-19, i cili jep shpresë.

“Gjithçka do të kalojë e do të buzëqeshësh”, thuhet ndër të tjera në këngën e mjekëve.

Në 24 orët e fundit, në Itali, kanë humbur jetën nga koronavirusi 601 persona, 49 persona më pak se dje. Ndërsa ditën e shtunë numri i viktimave ishte 793 ne 24 ore.

Në total numri i të vdekurve në Itali që prej nisjes së pandemisë më 21 shkurt është 6.077. /A.R, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco