Përse do të shërbejnë çadrat para Infektivit? Gazetari: Dy persona të tjerë nën oksigjen, familja nga Vlora...

Përse do të shërbejnë çadrat para Infektivit? Gazetari: Dy persona të tjerë nën oksigjen, familja nga Vlora...

18:01, 23/03/2020
A+ Aa A-

Triazhim para futjes në spitalin COVID-19. Kjo është ajo që do të ndodhë nga dita e sotme në QSUT, ku personat e sëmurë do të kalojnë disa filtra para se të shtrohen në spital.

Sipas gazetarit Erjon Skendaj, pacientët që kishin simptoma të ndryshme sëmundjesh futeshin direkt në spital, në urgjencën qendrore, duke rrezikuar të infektohen njerëzit e shëndoshë apo duke rrezikuar dhe të infektoheshin vetë nëse nuk kishin COVID-19.

Por tashmë është vendosur një çadër përpara ku do të bëhet diagnostifikimi dhe nëse dikush rezulton me COVID-19 do të izolohet menjëherë duke u vendosur në pavijonin përkatës në Infektiv. Shumë persona vinin për të marrë shërbim dhe nuk e merrnin dhe rrezikonin madje të infektonin personelin e urgjencës.

Ministria kërkon që të bëjë një triazhim që personat e dyshuar të kalojnë disa filtra.

Ndërkaq sa i përket gjendjes së pacientëve me COVID-19 në Infektiv, gazetari raporton se dy persona të tjerë janë me oksigjen. Sa i përket familjes me 4 anëtarë nga Vlora që ka rezultuar pozitive, mësohet se gruaja është në gjendje më të rënduar.

Sipas shifrave zyrtare, deri tani në Shqipëri ka 104 të prekur,  4 viktima dhe 5 të shëruar nga koronavirusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco