'Jemi të gjithë të rrezikuar'/ Tritan Kalo: Qëndroni në shtëpi për të mirën tuaj dhe të të tjerëve

'Jemi të gjithë të rrezikuar'/ Tritan Kalo: Qëndroni në shtëpi për të mirën tuaj dhe të të tjerëve

17:40, 21/03/2020
A+ Aa A-
Mjeku infeksionist Tritan Kalo duke folur në emisionin “Kjo javë” në “News 24” për gazetaren Nisida Tufa tha se të gjithë jemi të rrezikuar dhe mund të prekemi nga koronavirusi.
Kalo u shpreh se duhet pasur shumë kujdes, si nga ata që janë me ndonjë sëmundje, qoftë nga ata që nuk e kanë ndonjë sëmundje, ndërsa bëri thirrje që njerëzit të qëndojnë në shtëpi, për të mirën e tyre dhe të afërmve.
“Duhet pasur shumë kujdes. Që të gjithë të vetë-karantinohen, për të pasur kujdes për veten dhe për të tjerët. Të gjithë janë të rrezikuar. Të gjithë mund të preken.
Nuk është vetëm Covid 19 në qarkullim, por janë edhe infeksione të tjera. Ju bëj thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për të shpëtuar jetën tuaj dhe të të tjerëve rreth jush”, tha mjeku Kalo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco