Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Lajmi i mirë/ E konfirmon mjeku: Pacienti i tretë me COVID-19 gati të dalë nga spitali

Lajmi i mirë/ E konfirmon mjeku: Pacienti i tretë me COVID-19 gati të dalë nga spitali

22:35, 20/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur në një lidhje me Skype sot për emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar më shumë mbi situatën e pacientëve me koronavirus tek spitali Infektiv në QSUT. 
Pak më parë, u bë i ditur lajmi se janë shëruar 2 kontakte të pacientit zero nga koronavirusi tek Infektivi, një lajm ndaj të cilit ka reaguar Harxhi. “Është një lajm i mirë që konfirmon shërimin nga ky lloj infeksioni. Shërimin në radhë të parë e bënë imuniteti i njeriut, është reagimi që bën  organizmi jonë përmes imunitetit të lindur dhe të fituar, i cili e mposht këtë infeksion në shumicën e rasteve. Këtu hyn patjetër dhe mjekësia moderne. Mjekësia ka mjetet e veta për t’i ardhur në ndihmë këtyre pacientëve sipas gjendjes së tyre. E njëjta gjë ndodh dhe me pacientët shqiptar. Unë në pavionin tim kam 19 pacientë. Djali i ri (29 vjeçari) është gati për të prerë shiritin dhe për të dalë. E kaloi me temperaturë, me pneumoni të rëndë, nuk kishte sëmundje të tjera, ishte djalë shumë i shëndetshëm. Virusi dëmton vet sistemin e traktit respirator, por edhe organe dhe sisteme të tjera”, tha mjeku Harxhi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

patrioti22/03/2020 10:45

Mbaesi per te gjith pacientet e shtruar dhe per stafin mjeksor qe po perballet me semundien, nje keshill bashqytetar qe te bejm dhe ne pjesen tone, te degjojm sa me shum specialistet efushes e jo politikanet, te jemi bashke ne kete fatkeqesi pasi nuk kemi luksin e shteteve te fuqishme ku po i shikojm qe kan kaluar ne kolaps, te rrim sa me shum te distacuar te ndimojm veten dhe stafin ton mjeksor qe po masakrohet nga politika e emigracioni. Zoti(natyra)mbroft popullin tone. Tung

Mirnjohje20/03/2020 22:57

Mirnjohje per te gjithe stafin tek infektivi . Zoti ju dhente shendet dhe kthjellesi ne punen e tyre per te shpetuar jete.????????

Shto koment

Denonco