Dy raste të reja në mbrëmje, shkon 24 numri i të infektuarve në Kosovë

Dy raste të reja në mbrëmje, shkon 24 numri i të infektuarve në Kosovë

22:17, 20/03/2020
A+ Aa A-

Ka shkuar në 24 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Pozitiv në koronavirus ka dal një grua 53 vjeçe nga Suhareka dhe një 43 vjeçar nga Gjakova.
“Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare. Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco