Mjeku shqiptar në SHBA: Hiqini rrobat sapo të ktheheni në shtëpi, rrini aktiv që të qarkullojë gjaku

Mjeku shqiptar në SHBA: Hiqini rrobat sapo të ktheheni në shtëpi, rrini aktiv që të qarkullojë gjaku

16:04, 17/03/2020
A+ Aa A-

Mjeku shqiptar në SHBA, Mario Ademaj duke ju përgjigjur interesit të ndjekësve të tij në rrjetet sociale në lidhje me koronavirusin, u shpreh se duhet të vetëmbrohemi në ambientet e punës.

“Ta mbrosh veten kur je tek puna me maska n 95, me dorashka dhe nëse keni ato përparse për izolim. Ndiqni këshillat që ju kanë dhën mejkët.  Sapo të arrini në shtëpi, kjo është thjeshtë në opinionin time hiqni rrobat që keni veshur dhe lahuni dhe lani rrobat anash nga rrobat e familjes tuaj.”- tha Ademi.

Cilat janë simptomat më të rëndësishme të coronavirusit?

'Është shumë e vështirë, për ta dalluar.Coronavirus, si viruse të tjera, krijojnë temperaturë të lartë, kollitje, konhesion dhe rrjedhje hunde, mundet të krijojnë simptoma nga stomaku etj. Prandaj është shumë e vështirë për ta dalluar coronavirus nga influenza ose gripi.

Simptomat më të rëndësishme janë temperaturë e lartë dhe kollitje sepse ato janë simptomat që gjenden më shpesh te personat e infektuar nga coronavirus.”- deklaron ai.

Këshilla për bashkëkombasit në Shqipëri?

'Të vazhdoni që të rrini aktiv, që të qarkullojë gjaku. Duhet të jeni aktiv edhe brenda shtëpisë.Hani dietë të balancuar zarzavate dhe fruta. Vazhdoni lani duart shpesh, rekomadoj që të përdoni ujë dhe sapun.

Dizinfektoni ato gjërat që prekni më shpesh nga njerëzit. Evitoni ambintet që ka shumë njerëz, në vend të ngushta. Rrini larg ambineteve publike.”- u shpreh Ademi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco