Koronavirusi/ Edhe Pashkët do të mbahen online

Koronavirusi/ Edhe Pashkët do të mbahen online

17:42, 16/03/2020
A+ Aa A-

Edhe Vatikani ka vendosur që të ndjekë rregullat e vendosura nga emergjenca në Itali dhe për këtë arsye edhe festa e Pashkëve nuk do të zhvillohet si çdo vit tjetër.

Kisha katolike njoftoi se të gjitha aktivitetet fetare gjatë javës së Pashkëve do të pezullohen, por disa mesazhe do të transmetohen nëpërmjet televizioneve ose online.

Lutja Via Crucis që mbahet në Koloseum, në prani të Papës, që zhvillohet të Premten e Mirë Katolike, gjithashtu ka të ngjarë të anulohet.

Mijëra besimtarë përfshihen zakonisht ndërsa paraqesin udhëtimin e Jezuit në Kalvari.

Ndërkohë, po bëhen përpjekje për të parandaluar dhe adresuar tërë situatën. Në rajonin e Venetos, u vendos të kryhen 15,000 teste të tjera për të zbuluar persoma të infektuar.

Qëllimi është të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të virusit Covid-19, që deri tani në Itali numëron mbi 1800 viktima dhe mbi 24 mijë të prekur.

Guvernatori i Milanos, Atilio Fontana akuzoi më herët qeverinë e Romës, duke e akuzuar atë për marrjen e masave edhe më drastike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco