Skandalet seksuale/ Ministres i kërkojnë dorëheqjen, ja si reagon ajo

Skandalet seksuale/ Ministres i kërkojnë dorëheqjen, ja si reagon ajo

18:48, 26/02/2020
A+ Aa A-

Skandalet seksuale në një shkollë në Fier kanë tronditur opinionin publik. Zërat që kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini janë të shumtë.

Së fundmi edhe opozita kërkoi largimin e saj. Kjo për shkak se rasti i Fierit nuk është as i vetmi, pasi skandalet seksuale me minorene nëpër shkolla janë publikuar vazhdimisht nga mediat.

Por ministrja reagoi me një deklaratë të ministrisë, duke thënë se janë marrë masa të cilat nuk janë trumbetuar në media. Ajo e quan makabre edhe përdorimin politik të kësaj situate.

MASR - REAGIM

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari26/02/2020 21:42

Cfare jane keto kafshe!!!!! Keshtu do te ndodhe kur e gjithe administrata, ministret, drejtoreshat e drejtoret kurva e kurvare jane anetare te Rilindjes, komisionere votimesh dhe kryetare te partise. Mbi te gjitha jane teper arrogante dhe te pashpirt. Kane bere qindra miliona duke vjedhur dhe njerezit e shkrete iu duken miza e milingona qe mund ti shkelin me kembe kur te duan! Te gjitha drejtoreshat jane kurva dhe drejtoret kurvare qe thjesht imitojne udheheqesin e tyre pervers. Ai keni pare edhe gjestikulacionet dhe gjuhen e trupit te tyre???? A i keni pare qe te gjitha e te gjithe rilindasit perverse, kurva e kurvare, gra te divorcuara apo beqaresha kurva me moshe te pamartuara, imitojne me duar, me sy, me kembe, me trup, me goje, me ze, me vesh e me hunde Krye Rilindasin???? Te gjithe nje levizje sinkron!!! Ju kujtoni se kur KM flet neper kongrese, konferenca partie apo mitingje disa oreshe, ai thote ndonje gje te re??? Fjalimet e tij 3-4 oreshe pa pushim me gjestikulacione si Ducja dhe Hitleri, me krruajtje koke dhe veshi si Sten Laurel dhe me krruajtje bythe si Oliver Hardi, jane thjesht ore trajnimi per rilindasit e pranishem se si duhet ta imitojne liderin suprem te droguar!

Shto koment

Denonco