Lajme të këqija nga moti për orët në vijim

Lajme të këqija nga moti për orët në vijim

17:33, 26/02/2020
A+ Aa A-

Gradualisht mbi vendin tonë po depërtojnë masat ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Orët në vijim do ketë mot me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të cilat do të nisin fillimisht në veriperëndim e gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të prekin të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Ushtarak i Meteorologjisë.

Gjatë orëve të natës e deri në orët e mesditës të ditës së nesërme reshjet e shiut me intesitet deri mestar do të mbeten prezente në të gjithë territorin.

Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.

Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i jugu me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, hera-herës e vrullshme deri në 30m/sek kryesisht përgjatë luginave dhe vijës bregdetare.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 2°C deri në 6°C

vendet e ulëta 4°C deri në 10°C

vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco