Afrohen masat e ftohta ajrore, gati reshjet e shiut dhe borës në Shqipëri e Kosovë Vermosh, Kelmend, shkurt 2020

Afrohen masat e ftohta ajrore, gati reshjet e shiut dhe borës në Shqipëri e Kosovë

06:57, 26/02/2020

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme  të cilat do të sjellin rreshje shiu dhe rreshje bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. 

E mërkurë, 26 shkurt 2020

E Mërkurë dt 26 Shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe shtim të vranësirave mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në zonën Veriperëndimore pasdite. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 -1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  6/17°C

Zonat e ulëta  10/20°C

Zonat bregdetare 12/19°C

E mërkurë 26  shkurt 2020

Kosova për ditën e Mërkurë dt 25 Shkurt 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 16°C gradë Celcius.

E Enjte 27 Shkurt 2020

E enjte dt 27 shkurt 2020, vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë, moti do të jetë vranësira të pasuara nga rreshje shiu dhe rreshje bore në zonat malore në lartësitë 600-800 m në nivelin e detit. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,0 -2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të  pësojnë rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -2/5°C

Zonat e ulëta  5/13°C

Zonat bregdetare 6/13°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco