Qeveria gënjen/ Në Rinas nuk bëhen kontrolle të rregullta për koronavirusin

Qeveria gënjen/ Në Rinas nuk bëhen kontrolle të rregullta për koronavirusin

20:24, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pohimet dhe kronikat publike të qeverisë për kontrollin e pasagjerëve që vinë nga Italia duket se është propagandë. Në të vërtetë, kontrollet në Rinas duket se nuk bëhen ose bëhen shkel e shko.

Një qytetare i ka dërguar Exit News një filmim të kalimit të saj në Rinas, pasi ka mbërritur nga Bolonja rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të hënës, ku duket se as ajo dhe asnjë nga udhëtarët nuk i është nënshtruar ndonjë kontrolli mjekësor.

Në video duket se, megjithëse ka një person me aparaturë temperature në dorë, pranë pikës së kontrollit të pashaportave, ai nuk i kontrollon pasagjerët.

Exit News ka verifikuar të dhënat e videos dhe ato rezultojnë të vërteta: të paktën për pasagjerët e linjës Bolonja-Tiranë nuk është ushtruar asnjë kontroll mjekësor gjatë hyrjes në territorin shqiptar.

Ndërkohë, propaganda zyrtare siguron që në Rinas kryhen kontrolle të rrepta. Lorenc Harshova, Shef i Njësisë së Inspektimit Shëndetesor Rinas, deklaroi dje, më 24 shkurt se sipas protokollit të ministrisë duhet të kontrollohen për temperaturë dhe të intervistohen të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia:

“Që pardje në darkë ne kemi filluar check-imin e të gjithë pasagjerëve nga Italia. Vetëm dje i është matur temperatura mbi 3237 pasagjerë.”

Sot, më 25 shkurt, Eugena Tomini, Drejtuese e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike, deklaroi:

“Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet. Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur.

Këto deklarime janë të pavërteta dhe qeveria duhet të reagojë menjëherë pasi neglizhenca mund të jetë me pasoja.” /Exit.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco