Koronavirusi/ Jepen 1 milionë dollarë për shtimin e mjeteve mbrojtëse

Koronavirusi/ Jepen 1 milionë dollarë për shtimin e mjeteve mbrojtëse

18:59, 25/02/2020
A+ Aa A-

Pas mbledhjes së pasdites së sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, me fokus masat paraprake për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit të ri, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur të rialokojë një fond shtesë prej 1 milion dollarë buxhetit të spitaleve, që do të shkojë për rritjen e stokut aktual të mjeteve të mbrojtjes personale.

"Ky fond shtesë shërben vetëm për qëllimin e sipërpërmendur të rritjes së stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat tona spitalore. 

Ministria e Shëndetësisë siguron se deri në këto momente, nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit COVID 19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127, në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët se do të ofrojë informacione të përditshme, ashtu siç ka bërë deri më tani, në funksion të transparencës dhe informimit të publikut," njoftoi ministria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/02/2020 19:19

Filluan vjedhjet e hijenave te RILINDJES!!! 1 milion dollare!!!! Pa preventiv apo liste mjetesh te domosdoshme, pa asnje llogaritje, pa asnje arsyetim llogjik dhe financiar!!! Thjesht do vidhen 850 mije dollare!!! Sa fat qe paskan keta RILINDASIT!!!! Sa fatkeqesira qe po heq populli shqiptar nga ndyresirat e RILINDJES!

Shto koment

Denonco