Rrëfimi tronditës i 21 vjeçares shqiptare: U përdhunova kur isha 9 vjeç

Rrëfimi tronditës i 21 vjeçares shqiptare: U përdhunova kur isha 9 vjeç

14:11, 25/02/2020
A+ Aa A-

Laugerta Qelia për herë të parë rrefeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e pabesueshme që asaj i ka ndodhur kur ishte vetëm 9 vjeç.

Aktualisht jeton në Gjermani, por në një lidhje në Skype, ajo tregoi se në 11 Gusht të vitit 2007, kur kishte shkuar si zakonisht të mbyllte pompën e ujësjellësit, punë që sipas saj duhet ta bënte daja, por e bënte Laugerta, një person që ishte në fshatin ku jetonte, e përdhunoi.

Sipas saj, ai ishte 24 vjeç dhe ngjarjen e ndodhur nuk ia tregoi askujt nga frika e paragjykimeve. 

Personi që nuk pranon t’i tregojë emrin, e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste, nëse ajo i tregonte dikujt për ngjarjen e ndodhur.

Pjesë nga biseda: 

Laugerta Qelia: Në moshën 9-vjeçare isha duke bërë punën që i takonte dajës ta bënte. Shumëkush në fshat e di këtë gjë, që bëja punën që i takonte dajës ta bënte.

Mirela Milori: Çfarë pune ishte kjo?

Laugerta Qelia: Punë me ujësjellës. Punoja punën që hapja dhe mbyllja pompën e ujësjellësit.

Mirela Milori: Shkove atë ditë dhe çfarë ndodhi?

Laugerta Qelia: Ishte 11 Gusht 2007, atë ditë ishte si çdo ditë tjetër, do shkoja të mbyllja pompën e ujësjellësit, edhe ishte mbrëmje mund të themi ishte ora 8-9 e darkës dhe atëherë ndodhi përdhunimi, i pari në jetën time.

Mirela Milori: Kush ishte personi që të ka dhunuar?

Laugerta Qelia: Nuk mund ta them emrin në publik, se është shumë kohë më përpara dhe mund ta marrë policia në mbikëqyrje, vetëm një i njohur mund të them.

Mirela Milori: E njihje më përpara?

Laugerta Qelia: Po e njihja, e kam parë dhe shumë kohë më mbrapa.

Mirela Milori: Ishte i afërm i joti apo bashkëfshatar?

Laugerta Qelia: Bashkëfshatar!

Mirela Milori: Çfarë moshe kishte ai?

Laugerta Qelia: 24 vjeç!

Mirela Milori: Të kishte ngacmuar më parë?

Laugerta Qelia: Jo!

Mirela Milori: Ti ishe 9 vjeç, kundërshtove? Kuptove çfarë po ndodhte?

Laugerta Qelia: E kuptoja çfarë po ndodhte, edhe pse isha 9 vjeç, një fëmijë mund të kuptojë shumë gjëra. Sigurisht që kundërshtova, por ishte më i fortë se unë.

Mirela Milori: Ia tregove njeriu atë që ndodhi?

Laugerta Qelia: Jo sepse mentaliteti jonë në Tropojë nuk e lejon.

Mirela Milori: Ai erdhi të ngacmoi përsëri?

Laugerta Qelia: Kur shkoja në shtëpi më ngacmonte, por jo ngacmime të tjera seksuale, më thoshte vetëm: Po i tregove dikujt do të vras.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco