Shefja e Epidemiologjisë për Syri Tv: Koronavirusi, ja kujt i rekomandohet të mbajë maskë mjekësore

Shefja e Epidemiologjisë për Syri Tv: Koronavirusi, ja kujt i rekomandohet të mbajë maskë mjekësore

16:27, 24/02/2020
A+ Aa A-

E ftuar në Syri Tv, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, ka folur edhe për masat që po merren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, pas situatës së pazakontë në Itali, kur deri më tani raportohen për 7 persona të vdekur dhe qindra të infektuar.

‘Matja e temperaturës është një element i I rëndësishëm, është në protokollin e përcaktuar në të gjithë botën dhe është një nga rekomandimet bazë që ndjek rrjeti i OBSH. Por jo në çdo rast është sinjifikativ. Ka raste kur janë shfaqur, kur nuk janë me shenja klinike. Është mirë që të për të gjithë udhëtarët ose popullatën që kanë prezente në Italinë e Veriut, duhet të deklarojnë udhëtimin, dhe kjo na ndihmon në rastin që nga pika kufitare ku ata ndodhen. Është e nevojshme karantina në shtëpi, kur kemi raste me persona të dyshuar, vendosja e një maske, vendosja në një dhomë të izoluar brenda shtëpisë.

Ne jemi në një terren me një algoritëm në rritje të traizhimit të pacientëve. Nuk rekomandojmë vajtjen te mjeku i familjes ose të mjeku specialist. Bashkëpunimi me publikun është shumë i rëndësiëhëm në këto momente. Sa më pak të minizojmë kontaktet masive, një kërkese ndihmë te numri 127, mjekët janë të gatshëm të japin këshillat e duhura.’

E pyetur nëse është e vështirë të menaxhohet situate, Tomini tha ndër të tjera se duhet medoemos ndjekur karantina në kushtet e shtëpisë.

‘Të gjithë jemi në dijeni qe kemi procesin e karantinës dhe që nuk lejohet dalja e popullatës nga zona e prekur. Karantina në shtëpi duhet ndjekur. Fluksi i udhëtarëve apo i popullatës së shpërngulur, monitorohet jo veëm nga pala italiane por edhe ajo shqiptare. Duke ndjekur rekomandimet për të mos lëvizur drejt zonave të veriut të Italiasë, duhet të mos neglizhojmë kollitjen në zonën e parakrahut, këto edhe të tjera janë shenja shumë e rëndësihme edhe për sëmundje të tjera që preken nga kontamimi.’

E pyetur lidhur mbi nismën e marrë nga Rumania që futi në karantinë të gjithë personat e kthyer nga Italia, Tomini tha se ky izolim është përdorur edhe në Shqipëri për personat e kthyer nga Kina.

‘Nuk është një element i ri, sepse vetëm karantimi në ambientet e shtëpisë, ka ndodhur me dhjetra raste për personat që janë kthyer nga Kina.

Vetë këta individë kanë aplikuar për vetëkarantimin, ku ata që duhet të qëndrojnë në periudhën 14 ditore dhe është respektuar.

Mbajtja e një maske mjekësore minimizon maksimalisht prekjen.

Puthitja e mirë e maskës, mbulimi i gojës dhe hundës siguron një mbrojtje të mirë.

Persona që kanë sëmundje kronike rekomandohet mbajtja e maskave mjekësore.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco