Shkolla e mbyllur nga frika e koronavirusit, ministria i heq licencën

Shkolla e mbyllur nga frika e koronavirusit, ministria i heq licencën

09:58, 24/02/2020
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit ka vendosur t’i heqë licencën një shkolle private, e cila mbylli dyert nga frika e koronavirusit.

“Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë,” njoftoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Një shkollë private në Tiranë deklaroi se do të mbyllë dyert për nxënësit e saj nga frika e koronavirusit.

Shkolla ‘Udha e shkronjave’ thotë se e ka marrë vendimin pasi kanë ndjekur informacionet në median ndërkombëtare për situatën në vendin fqinj, në Itali.

Ndërkohë sot, kjo shkollë thotë se po u bëhet presion nga Drejtoria Arsimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t24/02/2020 10:40

O ministreshe leshi,ku kujton ti se je moj,jo shkollat te mbyllen,por edhe kufijte te mbyllen.po degjojme vetem juve,plehrat qeveritare,qe ne vend qe te merrni masa,denoni ata qe marrin masa,por qe sipas jush perhapin vetem panik.

Shto koment

Denonco