Koronavirusi/ Shkolla e mbyllur në Tiranë: Po na bëjnë presion

Koronavirusi/ Shkolla e mbyllur në Tiranë: Po na bëjnë presion

09:48, 24/02/2020
A+ Aa A-

Një shkollë private në Tiranë deklaroi se do të mbyllë dyert për nxënësit e saj nga frika e koronavirusit.

Shkolla ‘Udha e shkronjave’ thotë se e ka marrë vendimin pasi kanë ndjekur informacionet në median ndërkombëtare për situatën në vendin fqinj, në Itali.

Ndërkohë sot, kjo shkollë thotë se po u bëhet presion nga Drejtoria Arsimore. Lexoni reagimin e tyre:

DREJTORIA ARSIMORE VIJON TË USHTROJË PRESION DHE NUK DUHET
*****
Drejtoria Arsimore Tiranë erdhi për kontroll në shkollën "Udha e shkronjave" rreth orës 8:30, katër persona.
Pasi lanë dokumentin e inspektimit, e vodhën përsëri nga tavolina e drejtorit. Ju bë e qartë se akti që na njofton se ata kanë ardhur për kontroll lihet në institucion. Tani ne nuk kemi një akt që prezanton se kush na erdhi dhe për çfarë na erdhi.
Ne jemi duke bërë punën tonë dhe e bëjmë shkëlqyeshëm. Në 23 vjet nuk e kemi mbyllur ndonjëherë shkollën për çështje të shëndetit publik. Sivjet po e mbyllim, sepse kështu janë lajmet.
Dyshimi dhe jo vetëm konfirmimi janë të ligjshme për të marrë masa në mbrojtje të shëndetit. 10 qytete në Itali (e theksuam në Itali dhe jo Shqipëri) janë mbyllur (Financial Times). Ne po mbyllim shkollën tonë dhe jo shkollat e tjera. Jemi në të drejtën tonë dhe jo në të drejtat e huaja, kemi përgjegjësi për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë dhe jo për shëndetin e Tiranës apo të Shqipërisë, edhe pse edhe për ta vlen çfarë bëjmë me ndikimin tonë modest. Njoftojmë publikisht pikërisht për të shmangur keqkuptimet. Qartësisht e thamë që jemi duke marrë një masë paraprake në kohë. Mjekët që kemi në shkollël e konfirmojnë që masa ka kuptim dhe vlerë tani dhe jo më vonë.

Fakt është që përfaqësuesit e Drejtorisë Arsimore nuk pyetën
1. Si është shëndeti i nxënësve?
2. Si është shëndeti i mësuesve?
3. Si është shëndeti i drejtuesve?
4. Si është shëndeti i shoferëve dhe stafit ndihmës?

Pyetën vetëm: "A po bën mësim apo jo"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco