Luhatje të forta të motit/ Deri në mesjavë mbani xhaketat e lehta, pastaj...

Luhatje të forta të motit/ Deri në mesjavë mbani xhaketat e lehta, pastaj...

18:51, 23/02/2020

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se java e ardhshme do të jetë në ndikimin e luhatjeve të forta, ku deri në mes javë ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Njoftimi i SHMU:

Përshëndetje nga SH.M.U!

Vendi pritet të përfshihet javën e ardhshme nga luhatje të forta. Deri në mesjavë, ashtu siç duket dhe në tabelë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes. Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

SH.M.U këshillon që deri në mesjavë të mbani xhaketa të lehta e ndërsa të enjten cadrat dhe rrobat e trasha nuk duhet t`ju mungojnë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco