VIDEO/ Historia e dhimbshme e 85-vjeçarit që kërkon nuse: Veç të llafosem për shpirtin tim

VIDEO/ Historia e dhimbshme e 85-vjeçarit që kërkon nuse: Veç të llafosem për shpirtin tim

22:37, 21/02/2020

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari. Abdulla Cekani rrëfeu në studio se prej 15 vitesh, gruaja e tij ka ndërruar jetë dhe që prej asaj dite ai ndihet i vetmuar. Jeton me nusen dhe djalin e tij, por marrëdhënia me ta nuk është aspak e mirë, prandaj ai ka vendosur të gjejë një grua në mënyrë që të kalojë me të pjesën e mbetur të jetës.

85-vjeçari i është drejtuar programit dhe kërkon gjithashtu që partnerja e tij të plotësojë disa kushte.

Mirela Milori: Ti ke ardhur se ke një kërkesë, thua që të kesh një partnere jete?

Abdulla Cekani: Po ta kesh për në fund, se jam mirë unë, po si dihet si del puna.

Mirela Milori: Pse kërkon në këtë moshë të gjesh një grua?

Abdulla Cekani: Po të më gjendet në fund, ku i dihet bëhem keq unë, se e shoh terezinë që s’kam përkrahje, ja shoh planin. E dua fshatare të jetë me pension, jo qytetare.

Mirela Milori: Nuk e do qytetare?

Abdulla Cekani: Po qytetare nuk vjen atje ajo, nuk vjen atje ku jam unë dhe unë në qytet s’vij dot.

Mirela Milori: Për çfarë e do një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Po të flasësh një llaf me të, të pish kafe me të, të lan robat, për të gjitha problemet. Dhe të re nuk e dua, të jetë me pension, se të re nuk e dua.

Mirela Milori: Nuk është më e thjeshtë të rregullosh marrëdhëniet me nusen e djalit dhe fëmijët, sesa të fillosh ti hysh angazhimeve, të gjesh një grua në këtë moshë?

Abdulla Cekani: Ne të rregulluar jemi, por mbeta si i veçuar e kupton.

Mirela Milori: Je i vetmuar?

Abdulla Cekani: Ha njëçik bukë aty unë dhe rri mbas sobës, ata flasin, por mua s’më pyet njeri.

Mirela Milori: Ja ke thënë djalit që dua të kërkoj një grua?

Abdulla Cekani: E dinë ata, kam kohë që e kërkoj këtë punë.

Mirela Milori: Çfarë thotë djali?

Abdulla Cekani: S’thotë gjë djali, bile nusja thotë nuk e gjete një grua të na hiqesh qafe.

Mirela Milori: Po vëllezërit motra?

Abdulla Cekani: Motrat thotë na fëlliqe po gjete grua, mos përmend grua në këtë moshë. Po unë kam keq, e marr për shpirtin tim, për veten time, se marr për ato./ tvklan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco