VIDEO/ ‘Mos e braktisni Shqipërinë’…Pedagogë, intelektualë dhe të rinj mesazhe të forta për integrimin

VIDEO/ ‘Mos e braktisni Shqipërinë’…Pedagogë, intelektualë dhe të rinj mesazhe të forta për integrimin

20:18, 20/02/2020
A+ Aa A-

Është zhvilluar ditën e sotme një aktivitet me sloganin “Mos e braktisni Shqipërinë” tek Godina ‘Iliria’ në Qytetin Studenti ku të pranishëm ishin një grup studentësh, pedagogësh, përfaqësues të shoqërisë civile dhe besimeve të ndryshme fetare.

Të rinjtë po japin mesazhe rreth situatës me të cilën po përballet vendi ku emigrimi masiv është shndërruar në diçka që ndodh çdo ditë me dyer ambasadash e agjensi kontraktuese të mbushura plot me njërëz e kryesisht të rinjë që ikin dhe tentojnë të ikin në vendet e BE-së.

Nisma është ndërmarrë fillimisht nga dy pedagoge të UT-së, Ilirjana Kuçana dhe Harris Vogli, të cilat janë shprehur më herë për Fax Neës se ka një largim masiv dhe të vetë studentëve, duke ndikuar jo vetëm në uljen e numrit të tyre në auditor, por edhe në cilësinë e brezave që po rriten .

Kjo nismë është përkrahur gjerësisht nga kolegë të tyre, studentë dhe aktivistë ndërsa gjatë aktivitetit të sotëm janë dhënë mesazhe të forta ndaj politikës, shoqërisë e kryesisht të rinjve që largohen për shkak të mungesës së shpresës, punësimit dhe pesimizmit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco