Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Mos harroni çadrën/ Ja si do jetë moti të enjten

Mos harroni çadrën/ Ja si do jetë moti të enjten

23:44, 19/02/2020
A+ Aa A-

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së enjte reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pra, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marrë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit të mërkurën në qytetin e Beratit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco