VIDEO/ Ngelën pa shtëpi nga tërmeti, 9 familje në Lezhë nxirren në rrugë

VIDEO/ Ngelën pa shtëpi nga tërmeti, 9 familje në Lezhë nxirren në rrugë

19:33, 18/02/2020
A+ Aa A-

Ndërsa qeverisë nuk i ka dalë akoma ‘pija’ nga qindra milionë eurot e borxhit që na dhanë shtete të ndryshme, 9 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Lezhë, do ta kalojnë natën e sotme në qiell të hapur.

Siç shihet në videon e mëposhtme, e siguruar nga gazetari i Syrit në këtë qytet, bëhet fjalë për familje të komunitetit egjiptian, të cilat janë nxjerrë nga palestra e gjimnazit në Lezhë ku qëndronin që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Familjet, me fëmijë dhe të moshuar, nuk iu është thënë se ku duhet të shkojnë, por thjesht janë nxjerrë përjashta duke i lënë në mëshirë të Zotit dhe motit. /Syri.net

Prononcimet e banorëve për Syri TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco