Njohja e patentave shqiptare në Gjermani? Ja çfarë thotë ambasada në Tiranë

Njohja e patentave shqiptare në Gjermani? Ja çfarë thotë ambasada në Tiranë

17:14, 18/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama dha pak ditë më parë sinjale se edhe Gjermania do të njohë patentat shqiptare dhe ky fakt konfirmohet edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, sipas së cilës deri tani është bërë një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Por ambasada gjermane bën me dije se duhet miratimi i 16 landeve gjermane që ky ndryshim ligjor të marrë 'Ok'-in përfundimtar. 

Gjithashtu, ambasada në njoftimin e saj, shprehet se Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve.  Për këtë arsye, së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë. 

Ja çfarë shkruan ambasada gjermane në postimin e saj në Facebook:

Përparime në rrugën e procesit të njohjes së patentave shqiptare në Gjermani ???????? +++

Në një vizitë informative në Tiranë, Drejtuesi i Departamentit për Qarkullimin Rrugor në Ministrinë Federale për Qarkullimin dhe Infrastrukturën Digjitale, zoti Guido Zilke si dhe Drejtuesja e Referatit përgjegjës, zonja Renate Bartelt-Lehrfeld, u informuan para pak ditësh mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri në sektorët e sigurisë rrugore dhe provimeve për patentat.

Përpjekjet intensive të Shqipërisë në vitet e fundit për të sjellë procedurën e lëshimit të patentave në stadin më modern teknik dhe shkencor, përshëndeten shprehimisht nga Gjermania. Gjermania njeh përparimet e dukshme në këtë fushë. Njëkohësisht vlen të mbahet parasysh se për njohjen e mundshme të patentave shqiptare do të duhet të japin aprovimin e tyre për ndryshimin e duhur ligjor të 16 landet federale. Me veprimtaritë pozitive të vlerësuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga këndvështrimi gjerman, është bërë një hap tjetër i rëndësishëm. Sidoqoftë, duhet të ndiqen edhe masa të mëtejshme për të përmirësuar sigurinë rrugore në Shqipëri.

Gjermania do të mbështesë intensivisht Shqipërinë në përpjekjet e saj për të ulur numrin e aksidenteve. Delegacioni ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë një ekspert të sigurisë rrugore në Tiranë. 

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco