Plane për Shën Valentin? Njihuni më parë me surprizat e motit për nesër

Plane për Shën Valentin? Njihuni më parë me surprizat e motit për nesër

23:32, 13/02/2020

E premte 14 Shkurt 2020. Parashikimi sipas IGJEUM.

RESHJET

Nesër (e premte, dt.14) në të gjitha qarqet priten reshje mesatare ose lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. 

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore.

Në Veri dhe në Lindje, në zonat mbi 600 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 13 °C

në vendet e ulëta: 7 / 11 °C

në vendet malore: 2 / 9 °C

ERA

Nesër (e premte, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco