Tërmeti, 25 zonat ku do të ndërtohen blloqet e reja të banimit

Tërmeti, 25 zonat ku do të ndërtohen blloqet e reja të banimit

07:51, 13/02/2020

Në kuadër të programit të rindërtimit janë gjithsej 25 zona të miratuar për zhvillim. Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar për Rindërtimin të mbajtur dje, Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj bëri të ditur se në të gjitha zonat e ndërtimit, planet vendore pritet të përfundojnë brenda muajit mars, ndërsa në muajin maj do të jetë gati gjithçka për të nisur rindërtimi në terren.

Në Tiranë janë gjithsej 9 zona ndërtimore, njofton ATSH. Në bashkinë e Tiranës është miratuar një zonë ndërtimi Pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës në një sipërfaqe prej 60.3 ha. Plani vendor parashikon jo thjesht ndërtimin e godinave studentore, por shkon më tej duke synuar një  zhvillim ekonomik e kulturor të zonës.

Po ashtu është miratuar një tjetër zone ndërtimi pranë “5 majit” në një sipërfaqe prej 21.8 ha ku planifikohet ndërtimi i banesave kolektive për strehimin e 830 familjeve.

Në Kombinat është miratuar një zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 71 ha dhe ku pritet të akomodohen 1 190 familje.

Në Baldushk dhe Zall Herr po ashtu janë miratuar 2 zona ndërtimi në një sipërfaqe respektivisht prej 0.9 ha dhe 3.3 ha ku do të akomodohen në Baldushk 20 familje në banesa individuale dhe Zall Herr 50 familje në banesa individuale.

Në Shkozë është miratuar 1 zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 24.2 ha për strehimin e 350 familjeve në banesa kolektive.

Edhe në Vaqarr, Pezë e Ndroq janë miratuar zona ndërtimore për të strehuar gati 100 familje. Për këto zona rurale bashkia e Tiranës në konsultë me komunitetin parashikon përqendrimin e të gjitha atyre shtëpive të dëmtuara në qendra të urbanizuara në këto njësi administrative.

Në Kurbin, Laç parashikohen 2 zona ndërtimi në një sipërfaqe prej 18 ha dhe ku do të përfitojnë 645 familje në banesa kolektive.

Në Laç do të ndërtojë Enti i Banesave të Turqisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Në Thumanë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti sa i takon jetës së njerëzve dhe dëmeve është miratuar një zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 16 ha dhe do të përfitojnë 203 familje nga ndërtimi i banesave kolektive dhe 210 familje nga ndërtimi i banesave individuale.

Në Shijak është miratuar një zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 6 ha. Në kuadër të programit të rindërtimit do të përfitojnë 1 142 familje, nga të cilat 986 në banesa kolektive dhe 154 banesa individuale.

“Në muajin maj, – tha ministri,- Ahmetaj pritet të nisin punimet në terren.
Plani parashikon jo thjesht një ndërhyrje rikonstruksioni dhe rindërtimi, por edhe një ri urbanizim me logjike urbano-ekonomike moderne.

Në Fushë Krujë është miratuar një zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 10 ha, ku do të ku do të strehohen 218 familje nga të cilat 71 në banesa kolektive dhe 147 në banesa individuale.

Në Bubq gjithashtu është miratuar një zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 8 ha, ku do të strehohen 141 familje. Nga këto 15 familje në banesa kolektive dhe 126 në banesa individuale.

Në bashkinë e Vorës është po ashtu një zonë ndërtimi në një sipërfaqe prej 10 ha ku do të strehohen gjithsej 401 familje në banesa kolektive.

Në Durrës është miratuar zona e ndërtimit në një sipërfaqe prej 10.1 ha. Në këtë zonë nevoja për strehim është 2 250 familje, ndërsa kapaciteti për strehim do të evidentohet nga plani i detyruar vendor që pritet të përfundojë javën e parë të muajit mars.

Në bashkinë e Durrësit janë edhe dy ndërhyrje të pikëzuara në një sipërfaqe prej 10 ha dhe krijohet mundësia për strehimin e 80 familjeve.

Në bashkinë e Kavajës është parashikuar shembja e 10 pallate. Në këtë bashki është miratuar një zonë ndërtimi prej 4 ha ku do të strehohen 317 familje në banesa kolektive.

Në Golem është miratuar një zonë ndërtimin në një sipërfaqe prej 0,5 ha ku pritet të zhvillohet plani I vendor për strehimin e 40 familjeve në banesa kolektive.

Në bashkinë e Lezhës janë miratuar dy zona ndërtimi në një sipërfaqe prej 12. Ha ku pritet të akomodohen 182 familje në banesa kolektive, sipas ATSH.

Në Krujë është miratuar një zone ndërtimi në një sipërfaqe prej 9 ha ku do të krijohet mundësia për strehimin e 186 familjeve në banesa kolektive.

Në Marikaj, po ashtu është miratuar një zone ndërtimi në një sipërfaqe prej 2 ha dhe do të strehohen 68 familje në banesa kolektive.

Për sa i përket shpronësimeve ministri informoi se qytetarët do të shpronësohen 100% dhe se për truall do të shpronësohen referuar çmimit të referencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco