Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Afrohen masat e ngrohta mesdhetare, ç'mot pritet më 10 e 11 shkurt 2020 Qafë-Shtamë, shkurt 2020

Afrohen masat e ngrohta mesdhetare, ç'mot pritet më 10 e 11 shkurt 2020

06:50, 10/02/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja e masave ajrore më të ngrohta mesdhetare relativisht të qëndrueshme të cilat do të sjellin rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E hënë, 10 shkurt 2020

Fillimi i javës dt 10 shkurt 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga rreshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -1/13°C

Zonat e ulëta  4/18°C

Zonat bregdetare 8/19°C

E hënë 10 shkurt 2020

Kosova sot: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 10°C gradë Celcius.

E martë, 11 shkurt 2020

E martë, 11 shkurt 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje të pakta shiu në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  2/14°C

Zonat e ulëta  8/22°C

Zonat bregdetare 10/20°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco