FOTO/ Ja si ndryshon moti në 5 ditët e ardhshme

FOTO/ Ja si ndryshon moti në 5 ditët e ardhshme

15:20, 09/02/2020
A+ Aa A-

Ditët me diell do të vazhdojnë deri në mes të javës, pasi duke nisur nga e mërkura do të ketë reshje shiu, duke kulmuar me shtrëngata gjatë së premtes.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se temperaturat nuk do të bien nën zero gradë as në zonat malore.

Parashikimi i motit për ditët e ardhshme:

Java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Deri në mesjavë, reshjet e përkohshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar.

Deri në këtë ditë, erërat hera herës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë.

Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco