Zbulohet kura e koronavirusit, recetën e ka një personazh i njohur në Shqipëri

Zbulohet kura e koronavirusit, recetën e ka një personazh i njohur në Shqipëri

12:53, 08/02/2020
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin satiriko – investigativ në Vizion Plus “Fake Off”, Sazan Guri ka zbuluar kurën e tij kundër koronavirusit.

“Qepa dhe hudhra janë antibiotiku më I fuqishëm. Vetëm shqiptarët nuk u sëmurën në Ambasadën Spanjolle në kohën e mbretit se hanin hudhra dhe qepë ndërsa racat e tjera u sëmuren.”-u shpreh Guri

Sazan Guri u shpreh kundër antibiotikëve teksa më tej hodhi dyshime se ky virus mund të jetë krijuar nga vetë shkencëtarët kinezë për të reduktuar popullsinë.

“Virusi kinez vërtetoi atë që kinezët nuk e pranojnë, njeriu nuk mund të jetë gjithçka ngrënës. Kinezët hanë gjithçka fluturon, që ecën apo noton. Gjej e ha! Nuk duhet të jetë kështu. Njerëzimi i ka rënë shumë në qafë natyrës apo botës natyrore apo botës së kafshëve.”- u shpreh Guri.

Edhe pse gjithë biseda u zhvillua me nota humori, mesazhi u përcoll më së miri pasi, siç u shpreh vetë ai “ky popull ndoshta kur ia thua problemet me humor të merr seriozisht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Autokton13/02/2020 18:46

E cfare thua o Sazan. Gripi spanjoll i shoi njeresit ne shqiperi. Ja fut dhe ti ndonjeher

Shto koment

Denonco