Moti në 7 - 8 shkurt, pritet rritje e lehtë temperaturash në mesditë Bredhi i Hotoves - Dangelli

Moti në 7 - 8 shkurt, pritet rritje e lehtë temperaturash në mesditë

07:10, 07/02/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale të cilat do të mbajnë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E premte, 7 shkurt 2020

Moti do të kthjellohet në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar relievet malore ku do të jetë me vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -8/3°C

Zonat e ulëta  -1/12°C

Zonat bregdetare 3/12°C

E premte, 7 shkurt 2020

Kosova në 7 shkurt: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -7°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 6°C gradë Celcius.

E shtunë, 8 shkurt 2020

Nesër moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta vranësirash në relievet malore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -6/6°C

Zonat e ulëta  1/13°C

Zonat bregdetare 4/13°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco