‘Rasti më i dhimbshëm, vdekja e një të porsalinduri/ Mjeku infeksionist: Ja ç'po bën Shqipëria për koronavirusin

‘Rasti më i dhimbshëm, vdekja e një të porsalinduri/ Mjeku infeksionist: Ja ç'po bën Shqipëria për koronavirusin

19:49, 06/02/2020
A+ Aa A-

Doktori infeksionist Tritan Kalo i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës foli në lidhje me përhapjen e koronavirusit dhe masat që janë marrë për ta parandaluar.

Kalo u shpreh se në botë po punohet që të gjenden mundësitë terapeutike të këtij virusi, ndërkohë që shtoi se vendi jonë po bën përpjekje maksimale për të mundësuar izolimin dhe mos përhapjen e tij.

Doktor Kalo theksoi se personat më të rrezikuar për t’u infektuar janë ato që bartin edhe sëmundje të tjera, dhe tha se rasti më i trishtë që është shënuar nga viktimat e koronavirustit në Ëuhan, ishte vdekja e një të porsalinduri, pasi ishte infektuar që në shtatëzani.

Po ashtu Kalo shtoi se masat ndaj koronavirusit janë të gjithanëshme, duke filluar që nga higjena personale si dhe kujdesi për të bërë një jetë sa më të shëndetshme.

“Po bëhen përpjekjet maksimale në botë për të njohur mekanizmat e përhapjes dhe për të gjetur mundësite terapeutike.Referuar numrit të vdekjeve nga virusi, nuk është e lartë si shifër, duke pasur parasysh se është në virus i ri. 2% është shumë e ulët në krahasim me virusin Saras. Megithatë jeta e njeriut është e shenjtë. Po bëhen përpjekjet maksimale për të mundësuar izolimin dhe mos përhapjen e këtij virusi. Për të bërë sa më shumë të jetë e mundur që të mos përhapet. Rreth 25 vende të botës kanë izoluar të sëmurët me koronavirusi. Kryesisht të prekurit janë udhëtar që kanë qenë në vendin ku është shfaqur virusi. Më afër kanë qenë dy rastet të Itali.

Si çdo infeksion më vulnerabël janë ato që kanë edhe sëmundje të tjera. Më shpesh akoma, vdekja më e trishte ka qenë e një të porsalinduri që ishte infektuar që në shtatëzani. Masat janë marrë kudo. Këshillohen njerëzit të mos lëvizin, kur nuk është e nevojshme. Masat janë të gjithëanshme, për një periudhë 14 ditore, e kanë kaluar këtë periudhën maksimale. Gjatë kohës kur kalojnë kufijtë, personat kontrollohen. Ato janë kontrolluar sapo zbresin në aeroport, ose dhe në rrugë toksore janë të gjithë të mirë informuar.

Pikërisht individë që kanë kaluar me kujdes, udhëzohen të qendrojnë në mjedisin ku banojnë. Duhet që nëse shfaqet temperaturë, vështirësi në frymarrje, ose kanë pasur kontakt me të sëmurë që ka pasur simptoma të thonë dhe e mira është që të transportohen në spitalin e infektivit. Duhet të kujdesesh për veten dhe të bësh një jetë sa më të shëndetshme. Mos rrini pranë njerëzve kur teshtijnë. Ka mundësi për ta kufizuar mundësinë e përhapjes.”- u shpreh Kalo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco