VIDEO/ I riu vdiq nga një virozë, spitali i Përrenjasit pushtohet nga errësira e plotë

VIDEO/ I riu vdiq nga një virozë, spitali i Përrenjasit pushtohet nga errësira e plotë

18:39, 04/02/2020
A+ Aa A-

Një ri i nga Përrenjasi humbi jetën mëngjesin e sotëm në banesë vetëm dy ditë pasi ishte përcjellë nga spitali i Librazhdit për një virozë.

Ndërkohë që spitali I Përrenjasit vazhdon të vuajë mungesën e energjisë elektrike. Gjë që ka ndodhur edhe këtë mbrëmje kur është pushtuar nga errësira totale.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC Neës pacientët qëndrojnë në errësirë totale.

Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull Spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.

Ndërkohë burime për ABC Neës kanë njoftuar se nuk është hera e parë që mungon energjia elektrike në spitalin e Përrenjasit.

Mungesa e energjisë në institucionet shëndetësore jo vetëm përbën rrezik për mjekimin e pacientëve të spitalit por rrezikon edhe jetën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco