Çfarë i shkakton trupit virusi i rrezikshëm? Zbulohen simptomat vdekjeprurëse të koronavirusit

Çfarë i shkakton trupit virusi i rrezikshëm? Zbulohen simptomat vdekjeprurëse të koronavirusit

18:14, 30/01/2020
A+ Aa A-

Itensiteti i përhapjes së koronavirusit, sa vjen e po bëhet më shqetësues, ku lufta me virusin vdekjeprurës është kthyer në një betejë me të panjohurën për mjeksinë.

Pas trajtimit të 99 pacientëve të parë është nxjerrë një analizë e detajuar, e cila është publikuar në Lancet Medical Journal.

Çfarë i shkakton trupit koronavirusi i rrezikshëm?

Fillimisht pacientët përjetojnë pneumoni, mushkritë e tyre ishin plot me inflamacione, ndërsa tubat ku oksigjeni kthehet në ajër, mbushen me ujë.

Kjo është simptoma të cilën përjetojnë të gjithë pacientët pa përjashtim, ndërsa simptomat e tjera ndryshojnë në varësi të pacientit.

Sipas analizës së ekspertëve, nga 99 pacientë të trajtuar:

82 persona kanë përjetuar ethe

81 persona kanë pasur kollë

31 persona kanë përjetuar vështirësi në frymëmarrje

11 persona kanë përjeuar dhimbje muskulare

9 persona kanë përjetuar konfuzion

8 persona kanë përjetuar dhimbje koke

5 persona kanë pasur fytin të thatë

Vdekjet e para

Dy pacientët e parë të cilët ndërruan jetë dukeshin të shëndetshëm, por ishin duhanpirës prej shumë kohësh dhe kjo duket se ka dobësuar mushkëritë e tyre.

Viktima tjetër një 61 vjecar, kishte pneumoni akute dhe mushkëritë e tij e kishin të pamundur të prodhonin oksigjen.

Ai vdiq 11 ditë pasi u prek nga virusi. Pjesa më e madhe e viktimave kanë pasur dëmtime të mëdha të mushkërive, deri në momentin që zemra pushon së funksionuari.

Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se sëmundjet kronike janë fatale për personat e prekur nga ky koronavirus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco