Parashikimi i motit, 30 - 31 janar 2020 Parku kombëtar Shebenik Jabllanicë, Elbasan. Janar 2020

Parashikimi i motit, 30 - 31 janar 2020

06:57, 30/01/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik e cila do të  sjellë stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E enjte, 30 janar 2020

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të pakta në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  2/8°C

Zonat e ulëta  6/15°C

Zonat bregdetare 7/14°C

E enjte, 30 janar 2020

Kosova për ditën e enjte, 30 janar 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira me rreshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 9°C gradë Celcius.

E premte, 31 janar 2020

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në  zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (DW) me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  3/11°C

Zonat e ulëta  6/16°C

Zonat bregdetare 7/15°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco