Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Parashikimi/ Ja çfarë do të ndodhë me motin ditën e enjte

Parashikimi/ Ja çfarë do të ndodhë me motin ditën e enjte

23:39, 29/01/2020
A+ Aa A-

Dita e enjte sërish do të vijë me mot të vranët, por prej orëve të mesditës vranësirat do t`ja lenë vendin motit të kthjellët.

Reshjet e shiut, të cilat parashikohen të herëpashershme deri në orët e mëngjesit do të marrin karakter lokal përgjatë bregdetit deri në mesditë.

Më tej, do të ndërpriten në të gjithë vendin. Po kështu, përgjatë maleve bora e dobët do të jetë e pranishme deri në mesditë, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje - veriperëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 2ºC deri në 9ºC

zonat e ulëta 4ºC deri në 15ºC

zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco