Gjykata i mohon italianit nënshtetësinë zvicerane: Nuk njihte kafshët e kopshtit zoologjik

Gjykata i mohon italianit nënshtetësinë zvicerane: Nuk njihte kafshët e kopshtit zoologjik

22:05, 29/01/2020
A+ Aa A-

Një mashkulli italian iu mohua shtetësia zvicerane sepse nuk arriti ti përgjigjet saktë një pyetje në lidhje me kafshët e kopshtit zoologjik, thuhet në një vendim të gjykatës federale në Zvicër, e cila e ka quajtur të padrejtë, sipas raportimeve.

Shtetasi italian kishte jetuar në Zvicër për 30 vjet, duke punuar si një shitës i suksesshëm i akullores, kur ai dhe familja e tij aplikuan për nënshtetësi në vitin 2015, raporton FoxNews.

Ati iu mohua nënshtetësia sepse nuk ishte mjaftueshëm i integruar në jetën sociale dhe kulturore, sipas lajmeve zvicerane.

Arsyet e refuzimit të tij të përsëritur mbi nënshtetësinë, përfshinin mos njohjen se arinjtë dhe ujqërit ndajnë të njëjtën mbyllje në kopshtin zoologjik, duke gabuar në himnin kombëtar të Zvicrës dhe duke treguar "mangësi të vogla" në të kuptuarit e gjeografisë lokale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco