Shqiptaret, hendek të madh pagash me gratë evropiane, më të varfrat në BE

Shqiptaret, hendek të madh pagash me gratë evropiane, më të varfrat në BE

07:26, 29/01/2020
A+ Aa A-

Hendeku i barazisë gjinore që mati të drejtat e grave dhe përfitimet në disa fusha në raport me vendet e BE, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriu gjeti se gratë shqiptare janë më të vafrat e Europës.

Sipas INSTAT gratë shqiptare kanë një hendek të madh në burime financiare në raport me gratë e Europës.

Kur fusha e parasë krahasohet me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me tre vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, rezultatet tregojnë se vlerat më të ulëta shënohen nga 5 vende ballkanike: dy shtete anëtare të BE-së (Rumania dhe Bullgaria) dhe tre vende kandidate (Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria), Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria tregon rezultatet më të ulta në të gjitha vendet e marra në krahasim.

Ky hendek u mat nëpërmjet treguesve që përfaqësojnë fitimet mujore me bazë punën, kurse i dyti përfaqëson të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara, të cilat përveç pagave, përfshijnë pensionet, përfitimet sociale, si dhe çdo formë tjetër të ardhurash. Nënfusha e situatës ekonomike mat ekspozimin e grave dhe burrave ndaj riskut të varfërisë dhe shpërndarjen e të ardhurave mes grave dhe burrave. 

Treguesit që përfshijnë këta komponentë të indeksit matin përqindjen e popullatës së parrezikuar të përfshihet në kufirin e varfërisë (të ardhurat e të cilëve janë në nivelin e 60 për qind të të ardhurave mesatare në vend ose mbi këtë nivel) dhe përqindjen e kuintilit më të ulët e më të lartë të të ardhurave sipas gjinisë.

Indeksi në fushën e parasë shënon 59.6 pikë dhe është më i ulët se mesatarja e BE-28 me 20.8 pikë. Vlera e këtij indeksi në nënfushën e situatës ekonomike është shumë më e lartë sesa në nënfushën e burimeve financiare.

Fitimet mesatare mujore në vitin 2018 për gratë shënonin 1023 (sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (PPS), i cili është një monedhë artificiale që merr parasysh dallimet në nivelin e çmimeve mes vendeve) kurse për burrat shënonin 1180 PPS. Edhe të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara ishin më të ulëta për gratë sesa për burrat (4322 PPS përkundrejt 4405 PPS).

Diferencat sa i përket rrezikut të varfërisë nuk ishin të dukshme. Në vitin 2017, mes grave kishte një përqindje prej 78.1 personash që nuk ishin në rrezik varfërie, ndërsa mes burrave kjo përqindje ishte disi më e ulët, 77.5 për qind. Dallimet gjinore në shpërndarjen e të ardhurave nuk ishin të konsiderueshme (13.4 për gratë dhe 13.5 për burrat)./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco