Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Shiu vazhdon, temperaturat në rritje Shkrel, Malësia e madhe, janar 2020

Shiu vazhdon, temperaturat në rritje

06:50, 29/01/2020
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit është në ndikimin e presionit të ulët (U) atmosferik me qëndër në Adriatikun verior e cila po kushtëzon në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

E mërkurë 29 janar 2020

Moti do të jetë me vranësira të dendura, rreshje shiu dhe rrebeshe me stuhi në zonën Veriperëndimore. Në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  6/12°C

Zonat e ulëta  10/16°C

Zonat bregdetare 12/15°C

E mërkurë 29 janar 2020

Kosova: Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C në mëngjes, ndërsa mesdita  deri në 11°C gradë Celcius.

E enjte 30 janar 2020

E Enjte dt 30 Janar 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të pakta në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi deri në 7-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  2/8°C

Zonat e ulëta  6/15°C

Zonat bregdetare 7/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco