SHMU: Menduat se përfunduan shirat?! Ja si pritet moti të mërkurën

SHMU: Menduat se përfunduan shirat?! Ja si pritet moti të mërkurën

13:20, 28/01/2020
A+ Aa A-

Menduat se përfundoi situata me reshje në vend? Dita e mërkurë parashikohet sërish me vranësira deri të dendura, parashikon SHMU.

Në pjesën qendrore dhe veriore, reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në jug reshjet e shiut do të jenë lokale me intensitet të ulët. Prej mesditës reshjet përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e mesatar. Në alpe dhe verilindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - perëndim e lehtë e në brigjet detare deri mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 deri 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 4ºC deri në 10ºC
zonat e ulëta 7ºC deri në 16ºC
zonat bregdetare 8ºC deri në 16ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco