Një çift turistësh kinezë ndalohet në Durrës, kontrollet i nxjerrin të pastër

Një çift turistësh kinezë ndalohet në Durrës, kontrollet i nxjerrin të pastër

12:43, 28/01/2020
A+ Aa A-

Një çift kinez që kishte mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit i janë nënshtruar  kontrollit mjekësor  për të verifikuar nëse kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Me sa bëhet me dije për gazetarët, njoftohet se ndalimi i tyre për të kryer verifikimet është bërë të shtunën e kaluar.

Pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se çifti ishte i pastër dhe nuk ishte infektuar. Ata kishin 3 muaj që udhëtonin nëpër Europë përpara se të vinin në Shqipëri. Pas kontrolleve mjekësore janë lënë të vazhdojnë itinerarin e tyre.

Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor. 

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në Autoritetet portuale Durrës, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë kanë kryer monitorime të përditshëme të të gjithë pasagjerëve, por dhe personeleve të anijeve tregtare, që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë, si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nikita28/01/2020 13:06

Opo leri termometrat me lazer këta te tanët, por Zoti na ruajtte! Se te jete per "aftesine" e te "tanëve", u shuam si komb. Sa per dijeni, virusi mund te jetoje 2 jave te personi i infektuar, nderkohe qe behet potencial infektimi per te tjeret. Keshtu qe, termometrat me lazer t'i gezojnë ata te kontroolit mjekesor ne Durres a Rinas, se nuk pine uje ne kete lloj situate.

Shto koment

Denonco