Sa rrezikohet Shqipëria nga Koronavirusi? Flet shefja e Infektivit në QSUT

Sa rrezikohet Shqipëria nga Koronavirusi? Flet shefja e Infektivit në QSUT

23:18, 27/01/2020
A+ Aa A-

Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, e ftuar në emisionin "Opinion", ku u diskutua mbi Koronavirusin që po mhban në ankth gjithë botën, u shpreh se, deri tani Shqipëria nuk ka rrezik.

“Është marrë nga produktet ushqimore, gjarpri dhe lakuriqi i natës dhe nga ushqimet e detit. Ne jemi aktualisht në sezon gripi ky është infeksion respirator në pamje. Është më i egër se viruset e tjerë. Nuk ka medikamente që e shërojnë. Vaksina të mbron nga infeksioni respirator por jo nga virusi”, theksoi Najada Çomo.

“Unë jam i shqetësuar, jo i trembur. E kam zgjedhur një profesion të tillë. Se sa jemi të zotë ne për ti shërbyer njerëzve. Jo se ka lidhje me një situatë që unë parashikoj, jashtë kontrollit. Veçoria e kësaj është nëse merr elementë globalë, shqetësimi është global. Problem është se çdo shtet do merret me veten. Ne duhet të marrim masat që na takon. Jo panik! Paniku nuk na ndihmon”, tha Arben Picala, drejtor i Repartit të Urgjencave në një prej spitaleve private në vend.

Një eksperte në Kinë paralajmëron se lloji i ri i virusit, i cili u ndesh për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, mund të fitojë forcë gjë që mund të rrisë aftësinë e tij për t’u transmetuar nga një person tek tjetri.

“Njerëzit e infektuar në Wuhan e kanë përhapur virusin në provincat e tjera. Në disa provinca po shohin ky virus i gjeneratës së dytë, po bëhet shumë i rrezikshëm”, thotë Li Lanjuan, nga Akademia Inxhinierike e Kinës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco