Burg dhe gjoba në franga ari, sa gjobiteshin zjarrvënësit e pyjeve në 1923-in

Burg dhe gjoba në franga ari, sa gjobiteshin zjarrvënësit e pyjeve në 1923-in

09:41, 27/01/2020
A+ Aa A-

"Sot kemi më pak se gjysmën e asaj që kishim në pyje para 97 vitesh", thotë Prof.Dr. Abdulla Diku dhe jo më kot, ka sjellë në vëmendje, disa përshkrime të ligjit për "Pyjet dhe kullotat" i 27 Janarit 1923, për të kuptuar se ku ishim e ku jemi tani," siç e cilëson ai. Së pari, personat që njoftohen me shkrim për të fikur zjarrin në pyll dhe që nuk shkojnë, dënohen me 5 franga ari.

2. Ata që kanë përdorur tym për të nxjerrë bletën dhe që nuk e kanë fikur zjarrin në pyll, dënohen 20-100 franga ari

3. Barinjtë që ndezin zjarr në kullota, gjobiten me 20-60 franga ari

4. Nëse kalimtarët ndezin zjarre në pyje dhe nuk i shuajnë ato, gjobiten me 10-20 franga ari

5. Bujqit që ndezin zjarr deri 200 m larg pyllit, gjobiten me 20-100 franga ari.

6. Konçensionarët e pyjeve gjobiten me 1000-2000 franga ri, nëse zjarri dëmton pjesët e tyre të pyllit

7. Djegia e pyllit për të hapurt tokë bujqësore, kullota a për të luftuar grabitqarët dënohet me 6 muaj deri 3 vjet burg. Nëse nuk kapet zjarrvënësi, gjoba dhe shpërblimi i ngarkohet fshatit

8. Nxjerrja nga pylli e materialeve të paligjshme dënohen; 20 franga ari një kafshë, 10 fr.ari për një barrë njeriu dhe 5 franga ari për çdo vegël të përdorur

9. Dëmtimi i fidaneve të pyjeve dënohet me gjobë 2 franga ari për copë, plus burgim 8-30 dit.

10. Prerja a shpyllëzimi dënohet me 20 franga ari për çdo 100 m2. Nëse nuk gjendet fajtori, gjobën e paguan fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco