Motrat përballen me njëra-tjetrën: Më njohu me bashkëjetuesin, ajo është shkaktare për gjithçka

Motrat përballen me njëra-tjetrën: Më njohu me bashkëjetuesin, ajo është shkaktare për gjithçka

19:20, 26/01/2020
A+ Aa A-

Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në gjyq” në Tv Klan solli sot një përballje midis dy motrave. Shkak për mosmarrëveshjet midis tyre është bërë martesa e Valbonës, me personin që e prezantoi motra e saj Liliana në Gjermani.

Lidhja mes tyre zgjati vetëm një vit e pak muaj dhe në jetë gjatë kësaj periudhe erdhi vajza e tyre, sot 4 vjeç. Valbona në studio rrëfen se ish-partneri, Ganiu, ndryshoi karakter dhe si pasojë e konflikteve dhe problemet mes tyre, ajo vendosi të largohej për në Shqipëri.

Valbona ka thirrur në studio motrën e saj sepse e akuzon atë si shkaktare për situatën në të cilën ndodhet.

Valbona: Kam ardhur nga Gjermania këtu në Shqipëri, për një problem të rëndë.(Qan) Më falni. Është diçka shumë e vështirë. Kam jetuar me bashkëjetuesin, babain e fëmijës që motra ime ma prezantoi. E gjitha u bë shkaktare ajo, që ma prezantoi këtë njeri. Në fillim ishte i mirë si gjithë burrat që në fillim janë të mirë. Mbas disa muajve gjërat ndryshuan, filluan konfliktet dhe unë vendosa të kthehem në Shqipëri. Babai i fëmijës Ganiu është nga Kosova, jeton në Gjermani prej 30 vitesh.

Eni Çobani: Pra Ganiu është shtetas kosovar?

Valbona: Me nënshtetësi gjermane. Është një biznesmen shumë i fuqishëm, shumë i fortë. Njeh shumë njerëz të politikës në Gjermani.

Eni Çobani: Sa keni jetuar me Ganiun?

Valbona: Afërsisht një vit e disa muaj. Një kohë të shkurtër.

Eni Çobani: Dhe gjatë kësaj kohe erdhi në jetë dhe një vajzë?

Valbona: Po erdhi në jetë vajza që quhet Arianita. Sot është 4 vjeç. Ka lindur në Shqipëri dhe më pas kemi shkuar me vajzën në Gjermani, kemi jetuar pak kohë.

Eni Çobani: Ganiu e ka njohur atësinë e vajzës?

Valbona: Po!

Eni Çobani: Ju nuk jeni celebruar asnjëherë?

Valbona: Jo! Filluan konfliktet dhe unë vendosa të transferohem nga Gjermani dhe Ganiu më tha që në asnjë mënyrë ti nuk duhet ta lësh Gjermaninë me vajzën. Më bënte presion psikologjik.

Eni Çobani: Kush ishin arsyet që juve nuk arritët kurrë të martoheni?

Valbona: Sepse Ganiu mashtronte, unë e kuptova që nuk e kishte seriozisht të bënte celebrim me nënën e fëmijës. Natysisht filluan konfliktet.

Eni Çobani: Pra ju donit të martoheshit, por Ganiu nuk pranoi?

Valbona: Jo nuk donte Ganiu!

Eni Çobani: Po ju Liliana e dinit që Ganiu s’kishte pikësynim për martesë?

Valbona: Liliana ma prezantoi dhe tha Ganiut kosovarit, i pëlqejnë femrat shqiptare. Të prezantoj një shok që e njoh, në një drekë në Frankfurt jemi njohur. Në fillim ishte i mirë, por gjërat ndryshuan që kështu fajin e ka Liliana.

Eni Çobani: Ju çfarë dinit për Ganiun, Zonja Liliana?

Liliana: Shumë i mirë m’u duk zonja Eni.

Eni Çobani: Si e inicuat njohjen?

Liliana: Unë për të mirën e Valbonës thashë po ja bëj. Ishte njeri i mirë.

Ardit Gjebrea: Sa herë jeni takuar ju me Ganiun?

Liliana: Jemi takuar 3-4 herë!

Ardit Gjebrea: Mbas 3-4 herësh ja propozove miqësisht motrës tënde, apo ky mund të jetë burri i ardhshëm i joti?

Liliana: Jo i thashë: Ky mund të jetë burri i ardhshëm i joti!

Ardit Gjebrea: Po me 3- 4 herë nuk është pak si pak?

Liliana: Po m’u duk shumë njeri i mirë!

/tvklan.al


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco