Diell, shi dhe erëra të forta/ Çfarë rezervon moti për nesër

Diell, shi dhe erëra të forta/ Çfarë rezervon moti për nesër

23:22, 24/01/2020
A+ Aa A-

Reshjet e shiut do të rikthehen gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Gjatë pjesës së parë të ditës do të kemi mot të kthjellët.

Vranësirat do të shtohen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë reshje të pakta shiu në Veriperëndim dhe në Jug të vendit.

Reshje të pakta dëbore do të bien në zonat e thella malore.

Parashikimi për nesër, e shtunë 25 janar 2020, sipas IGJEUM:

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.25) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 6 / 14 °C

në vendet malore: 1 / 9 °C

ERA

Nesër (e shtunë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco