Bileta avioni me çmime ‘qesharake’/ Si të gjurmoni gabimet e kompanive ajrore në internet

Bileta avioni me çmime ‘qesharake’/ Si të gjurmoni gabimet e kompanive ajrore në internet

23:19, 24/01/2020

Një fluturim për në Nju Jork, apo mbase drejt Tokios, për pak më shumë se 100 euro? Duket e pabesueshme por megjithatë kjo ndodh.

Këto nuk janë super oferta, edhe pse mund të duken të tilla, përkundrazi janë gabime teknike të kryera nga kompanitë ajrore kur lëshojnë çmime. Gabime që shpesh nuk zbulohen në kohën e duhur, dhe që u japin përdoruesve mundësi unike.

Do të mjaftonte edhe vetëm një shkëmbim i gabuar valute për të gjeneruar një keqkuptim që do t’iu mundësonte një biletë me çmim fantastik. Por si është e mundur të përfitoni nga një gabim i tillë dhe të siguroni një biletë ajrore me një çmim jashtë tregut? Ja disa etapa:

Motorët e kërkimit

Veprimi i parë që duhet të bëni është të mbani gjithmonë nën kontroll motorët vertikalë të kërkimit (ata të dedikuar për fluturimet, për shembull). Këto, në të vërtetë, janë një mënyrë e shkëlqyeshme për të eksploruar dhe krahasuar shpejt çmimet e linjave të ndryshme ajrore, ndërsa ofrojnë mjete të dobishme siç janë parashikimet e çmimeve dhe alarme për tarifa të favorshme.

Faqet e internetit që gjuajnë anomali të cilat ju kursejnë para

Ekzistojnë një duzinë sitesh, në të vërtetë, që falë algoritmeve janë në gjendje të përgjojnë një tarifë eventuale jashtë tregut dhe ta sinjalizojnë atë tek përdoruesi që e ka regjistruar kërkimin.

Portalet më të njohura janë gabfarealerts.com (e cila në faqen fillestare ka një formë shumë të dukshme ku mund të lini emailin tuaj për të marrë mundësitë e gjetura) dhe secretflying.com.

Platformat e këtij lloji janë shpesh të pranishme edhe në kanale të ndryshme sociale, dhe jo rrallë herë kanë aplikime si për iOS ashtu edhe për Android. Javën e kaluar, për të dhënë një shembull, Errorfarealerts gjeti një fluturim nga Vjena në Filipine për pak më shumë se 300 euro, ose një udhëtim në klasë biznesi nga Frankfurti në Nairobi për 1.300 euro.

Newsletter

Shpesh, në fakt, linjat ajrore me kosto të ulët preferojnë që përdoruesi të arrijë në faqen e tyre për të bërë një rezervim, pasi ato tashmë janë me tarifa shumë të ulëta. Për këtë arsye, është praktikë e mirë të pajtoheni me newsletter. Shpejtësia dhe gjakftohtësia. Kur hasni në një gabim tarifor, rregulli është që të procedoni shpejt me blerjen. Zakonisht një çmim i futur gabimisht mund të zgjasë vetëm disa minuta, mbase një orë.

Rreziqet e mundshme

Disavantazhi i vetëm i tarifave të pasakta, në fakt, është se nganjëherë linjat ajrore do të përpiqen të mos e respektojnë rezervimin, me pasojë që bileta të anulohet dhe të rimbursohet. Sipas ekspertëve, kjo mundësi ekziston por nuk ka të ngjarë. Kështu që këshillohet të prisni të paktën dy javë pas blerjes së rezervimit, përpara se të filloni të organizoni udhëtimin në tërësi (hoteli dhe çdo angazhim tjetër).

Është e drejtë të theksohet se edhe nëse merrni një email konfirmimi pas blerjes, mbetet një mundësi e vogël që linja ajrore të vendosë të rimbursojë biletën e blerë në normën e gabuar. Nëse në vend të kësaj ju merrni një biletë elektronike menjëherë, atëherë ju keni mbaruar punë ndaj: “Rrugë të mbarë”.

Burimi: Edel Strazimiri/SCAN Magazine 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco