Frikë nga koronavirusi/ Dezinfektohet Aeroporti i Rinasit, kontrollohen udhëtarët nga Azia

Frikë nga koronavirusi/ Dezinfektohet Aeroporti i Rinasit, kontrollohen udhëtarët nga Azia

19:26, 24/01/2020
A+ Aa A-

Edhe Shqipëria ka marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që ka shkaktuar mbi 26 ë vdekur në Kinë ndërsa janë vendosur në karantinë 140 qytete.

Në aeroportin "Nënë Tereza" janë shtuar ekipet e mjekëve dhe kontrollet. Më shumë se 25 persona i janë nështruar testeve duke rezultuar negativë.

Lorenc Hashorva, shef i Njësisë kufitare të Inspektimit shëndetësor, në një prononcim për Ora News tregon dhe masat që janë marrë në aeroportin e Rinasit.

“Po zbatojmë direktivat e OBSH-së. Të gjithë pasagjerët që vijnë nga Kina vijnë nga Stambolli u shtuan masat dhe çekimi për pasagjerët që vijnë nga  Turkish Airlines. Kemi pyetur për vendin e origjinës dhe nëse  kanë pasur kontakt me njerëz të sëmurë", shprehet ai.

Dezinfektimi i aeroportit

Shef i Njësisë kufitare të Inspektimit Shëndetësor nënvizoi se është shtuar frekuenca e larjes dhe i është kërkuar dezinfektim shtesë ambienteve të aeroportit.

Nderkohe në ambientet e aeroportit ka dhe një dhomë izolimi për sëmundje ngjitëse.

“Jemi të pajisur me mjetet mbrojtëse. Për momentin situate nën kontroll. Ritheksoj se Shqipëria është me risk të ulët për vetë faktin se Shqipëria është vend transit. Ata janë çekuar më përpara në aeroporte të tjera. Jo më larg se sot një grup aziatikësh u kontrolluan. Ishin transit në Shqipëri për të shkuar në Kroaci. Pasi u panë që nuk kishin problem u lanë të lirë", shton Hashrova.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco