Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e premte

Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin ditën e premte

23:43, 23/01/2020
A+ Aa A-

Si do të vijojë moti për ditën e premte?

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe të premten, por gradualisht do të vij edhe përkeqësimi i motit.

Në këtë mënyrë pjesa e parë e ditës do të jetë e kthjellët por gradualisht duke nisur nga orët e mesditës në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit do të vijnë vranësirat në shtim mesatare deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Prej orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes vranësirat mesatare dhe të dendura shtrihen në të gjithë territorin.

Në fushën termike temperaturat e mëngjesit pritet të pësojnë një rritje fare të lehtë nga -5ºC në relievet malore deri në 4ºC në ato të ulta e ato bregdetare.

Në vlerat e mesditës ato pritet të arrijnë nga 9ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco