Videot e revoltës/ Si ta lexojmë shpërthimin studentor

Videot e revoltës/ Si ta lexojmë shpërthimin studentor

19:31, 22/01/2020
A+ Aa A-

Që kur studentët mbushën masivisht sheshet për të protestuar, ka pasur shpesh thirrje dhe spekulime se ata do të dalin sërish në shesh. Por këto thirrje nuk u materializuan deri më 22 janar. Ditën e sotme u pa shkëndija më e fortë.

Syri.net publikoi video të shpërthimit studentor në dy prej fakulteteve kryesore në vend, në atë të Filologjisë dhe të Drejtësisë.

Qindra studentë bënë thirrje nëpër fakultet dhe më pas bojkotuan mësimin. Disa prej tyre u drejtuan për te Korpusi Universitar, ku mbajtën disa fjalime të shkurtra.

Fakt është se në sheshin përpara Korpusit nuk dolën shumë studentë, jo të gjithë ata që bojkotuan. Po ashtu është fakt se sezoni mund të ketë penguar shumë studentë të bashkohen në revoltë.

Por protesta e sotme ishte e mbushur me zemërim dhe ishte e sinqertë.

Top Channel ishte ndër të parët që tha se protesta ishte organizuar nga forumi rinor i PD dhe se ishte e vogël. Që një protestë të jetë e organizuar prej një forumi politik, këtu nuk ka asgjë të keqe.

Por revolta e sotme ishte shumë më e sinqertë dhe më e madhe se kaq. Qeveria po vazhdon të bëjë gabimin që bëri edhe atëherë, kur tha se janë vetëm disa studentë ngelës. Më pas të gjithë studentët pa përjashtim dolën në shesh.

Kjo që ndodhi sot ishte tregues se atëherë u shua protesta, por jo shkaqet që sollën protestën. Ato mbeten aty, edhe më të forta. Edhe këtë herë qeveria bëri si gjithmonë, kur mendon se mund të shuajë protestën, pa shkuar te shkaqet që e kanë sjellë atë.

Zemërimi i studentëve është aty, thjesht nuk dihet se kur do të shpërthejë. Sot ishte një sekuencë e fortë e asaj që zien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco