SHMU: Edhe nesër, një ditë tjetër me ngrica e brymë Mali i Dajtit, Tiranë, janar 2020

SHMU: Edhe nesër, një ditë tjetër me ngrica e brymë

14:01, 22/01/2020
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi sot se nesër pritet sërish një ditë tjetët me ngrica dhe brymë. Në njoftimin e SHMU dhënë të mërkurën në mesditë, thuhet:

"Kaluam sot sërish mëngjes të ftohtë me ngrica e brymë. Ditën e enjte parashikohet mot i kthjellët me vranësira kalimtare, kryesisht në bregdet. Në orët e mëngjesit, parashikohet mjegull e mjegullinë lokale përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore. Si shkak i temperaturave të ulëta, sërish parashikohen ngrica e brymë. Era, do të fryjë me drejtim lindje-verilindje e përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 10 deri 16m/s. Valëzimi i forcës 4 deri 5 në brigjet e Jonit.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -5ºC deri në 7ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 2ºC deri në 16ºC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco